U vra nga sulmet izraelite, Netahyahu për komadantin e Hezbollahut: Nasrallah ishte motori qendror i boshtit të së keqes së Iranit

Data

Benjamin Netanyahu e ka quajtur Hassan Nasrallah “motorin qendror” të “boshtit të së keqes” të Iranit dhe ka konfirmuar se Izraeli qëndron pas vrasjes së tij

“Ai dhe njerëzit e tij ishin arkitektët e planit për të shkatërruar Izraelin”, tha kryeministri izraelit.

Netanyahu tha se ai arriti në përfundimin se “goditjet e fuqishme” që IDF i kishte rënë Hezbollahut këtë javë nuk do të mjaftonin.

Ai tha: “Për sa kohë që Nasrallah jetonte, ai do të kishte rivendosur shpejt aftësitë që i hoqëm nga Hezbollahu. Kjo është arsyeja pse unë dhashë direktivën, dhe Nasrallah nuk është më me ne”. 

Netanyahu e lidhi vrasjen me situatën në Gaza, duke argumentuar se Hamasi do të ketë më shumë gjasa të lirojë pengjet izraelite nëse sheh se Hezbollahu është dobësuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related