Gjatë protestës së opozitës në Tiranë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi 20 Shkurtin si një nga datat më të rëndësishme në historinë moderne të Shqipërisë, duke kujtuar rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës në vitin 1991.
Berisha tha se 35 vite më parë, mijëra qytetarë të mbledhur në Qytetin Studenti marshuan drejt Sheshit Skënderbej, në një akt që ai e përshkroi si kulmin e guximit qytetar dhe momentin e çlirimit nga diktatura 46-vjeçare komuniste.
Në fjalën e tij, ai deklaroi se protestuesit e asaj kohe nuk do ta kishin menduar se dekada më vonë, sipas tij, pushtetet e vendit do të përqendroheshin sërish në duart e një njeriu. Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për përqendrim pushteti dhe keqqeverisje, duke theksuar se qytetarët do të sjellin ndryshimin.
Protesta vijon para Kryeministrisë mes thirrjeve dhe mesazheve politike nga drejtuesit e opozitës.
