Kush e zbythi Edi Ramën? Si kryeministri ndryshoi qëndrim brenda disa orëve në luftën kundër SPAK

Data

Brenda disa orëve, kryeministri Rama bëri kritika të forta ndaj SPAK, duke e akuzuar për veprime të njëanshme. Por, pas disa orëve intensifikimi të sulmeve dhe reagimeve pas arrestimit të Veliajt, Rama ka ndryshuar qëndrimin e tij ndaj SPAK dhe filloi të ofrojë mbështetje për këtë institucion. Burime të afërta me qeverinë kanë konfirmuar se ky ndryshim është i lidhur me presionin e fuqishëm që kanë ushtruar aktorët ndërkombëtarë, të cilët kanë qenë mbështetës të krijimit dhe financimit të SPAK. Pas presionit, Rama është tërhequr nga akuzat dhe ka ndryshuar qëndrimin e tij, duke u treguar më i kujdesshëm në fjalët që përdor për këtë institucion. “Nëse SPAKU dhe GJKKO dështojnë të jenë të pavarur, duke garantuar njëkohësisht standartet demokratike, ky nuk do të ishte thjesht dështimi ynë, i Partisë Socialiste dhe i imi personalisht, që i kemi hyrë këtij deti në këmbë me gatishmërinë që të marrim edhe të gjitha kostot morale e politike, bashkë me baltën e kënetës politiko-mediatike. Ky do të ishte dështimi i madh i Shqipërisë, i cili do t’u jepte “të drejtë” të gjithë atyre që qysh prej 1912 e deri kur ne, Partia Socialiste, nisëm Reformën në Drejtësi, nuk i hynë kurrë, asnjëherë, këtij deti në këmbë dhe nuk i dhanë kurrë pavarësi drejtësisë.

Këto institucione të reja janë gurë themeli për një kthesë shumë të fortë historike dhe tanimë që pavarësia e tyre është 100% e provuar – vetëm idiotët noterikë të Shvejkut dhe ligësirat me dy këmbë të kënetës opozitare mund të thonë akoma që i kontrollojmë ne – është detyra jonë të mos lejojmë që shkelja e standardeve dhe abuzimet individuale brenda tyre me pavarësinë, t’i marrin si lumi këta gurë themeltarë, duke e abortuar misionin historik të luftës kundër korrupsionit nga një drejtësi e drejtë. Po ashtu, është detyra jonë, që t’i çojmë në esfelt më 11 maj ata që duan të shkrijnë SPAK-un dhe të hedhin në lumë foshnjën bashkë me ujin e pistë. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim pa asnjë lëkundje SPAKUN dhe GJKKO, por do të përdorim dritën e diellit për të ndarë edhe me publikun të gjitha problematikat shqetësuese apo çdo rast kur dikush në SPAK apo GJKKO, shpërdoron detyrën dhe besimin e popullit, duke na kthyer në kohët e zeza të metodave të Sigurimit të Shtetit e të dënimeve pa gjyqe apo me brohoritje kanalesh, portalesh e socialesh. Kush ka bërë e bën korrupsion duhet të dridhet nga drejtësia, kush bën punën e tij nuk duhet të trembet nga gabimet në punë dhe askush s’duhet të guxojë ta trajtojë si fajtor, t’i bëjë presion, t’i marrë peng celularin e kështu me radhë apo ta marrë peng edhe atë vetë duke i vënë në kokë kapuçin me mbishkrimin magjik “shpërdorim detyre”. Të akuzosh është kollaj, të provosh është vështirë, prandaj edhe prokurorët e gjykatësit specialë paguhen sa askush në këtë republikë dhe institucionet e tyre mbështeten si asnjë nga kjo qeveri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related