U mbyt nga burri në Itali, vjehrra e Eleonorës: Djalin tim vriteni ku ta gjeni!

Data

Vjehrra e Eleonora Toçit, 24-vjeçares që u mbyt nga bashkëshorti në Itali, Lulzim Toci, ka mohuar akuzën e babait të viktimës se ishte ajo shkaktarja e ndarjes mes tyre.

Lulzim dhe Eleonora Toci ishin divorcuar disa muaj më parë, por ishin bashkuar sërish dhe e reja kishte shkuar bashkë me të në Itali.

Vjehrra e saj tha në emisionin “Me zemër të hapur” se në kohën që nusja jetonte në Shqipëri jetonin të ndarë dhe se bashkë me burrin iu çonin ushqime. Ajo thotë se është e lënduar nga ngjarja, madje thotë se djalin e saj dhe mund ta vrasin.

Jeni akuzuar nga zoti Mehmet se je shkaktarja e divorcit? E keqtrajtonit?

Nuk kanë pasur asnjë lidhje me mua. Unë kam qenë në shtëpinë time, kemi qenë të ndarë. Dhe unë kam fëmijë. Vocin tim që e ka bërë këtë punë shkoni vriteni, tjetër gjë nuk kam çfarë të them.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related