Shi dhe borë rikthehen sot, mot i paqëndrueshëm në të gjithë vendin

Data

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Reshjet e shiut do të jenë të pranishme që në orët e mëngjesit, fillimisht përgjatë vijës bregdetare dhe më pas do të shtrihen gradualisht në të gjithë vendin. Ato pritet të jenë kryesisht me intensitet të ulët, ndërsa lokalisht mund të shfaqen shtrëngata afatshkurtra, veçanërisht në ultësirën perëndimore dhe zonat jugperëndimore.

Në Alpe dhe në zonat malore të verilindjes, lindjes dhe juglindjes, duke filluar nga orët e pasdites, priten reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare rreth 7 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, era do të jetë më e fortë, duke arritur shpejtësi deri në 12 m/sek.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related