Zekthi komenton arrestimin e Metës: Ofiqarët e lartë të shtetit, të parët që nuk duhet të kundërshtojnë vendimin

Data

Pedagogu i Shkencave Politike, Fitim Zekthi, në një studio televizive duke folur për skenën e ndalimit në rrugë të një të kërkuari, në këtë rast të ish-Presidentit të Republikës, nuk është e mirë, por edhe debati mbi këtë është i ekzagjeruar.

“Ofiqarët e lartë të shtetit duhet të jenë të parët që nuk duhet të kundërshtojnë një vendim të Gjykatës, apo veprim të policisë. Edhe sikur vendimi mos jetë i drejtë, mund të ankimohet”, tha Zekthi.

Ai u shpreh se i gjithë ideali i drejtësisë ka të bëjë me faktin se të gjithë janë të barabartë para ligjit.

“Debat i ekzagjeruar. Nëse Policia ka gabuar me gjetjen e vendit, nuk mendoj se Presidenti i PL-së ka vepruar mirë që ka kundërshtuar policinë. Nuk jemi në fazën që policia rrëmben njerëzit rrugëve”, tha Zekthi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related