Gazetarja Klodiana Lala, ka qenë e ftuar në një emision televiziv, ku ka folur për kontrollin e fundit të BKH në një apartament, që dyshohet se përdorej nga bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa, por nuk ishte i deklaruar.
Lala tha se janë gjetur dokumenta, kontrata, kasaforta, madje janë sekuestruar edhe veshje
Gazetarja shtoi se personazhi me emrin Nesti Angoni që e ka kallëzuar Veliajn, është një person i afërt me të, pasi duket se di detaje mjaft të brendshme.
