Balliu u ndalua të takojë Metën, Blushi: Po shkelet ligji, deputetët s’kanë nevojë për autorizim

Data

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër pas pengimit të deputetit të PD-së, Klevis Balliu, për të vizituar kreun e PL-së, Ilir Meta, në ambientet e paraburgimit “Jordan Misja”. Sipas Blushit, ndalimi i vizitës përbën shkelje të hapur të ligjit dhe të të drejtave kushtetuese të deputetëve.

Në një reagim publik, Blushi thekson se ligji shqiptar e lejon qartë vizitën e deputetëve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale pa asnjë lloj autorizimi. Ai e cilëson veprimin e administratës së burgut si arbitrar dhe në kundërshtim me Kushtetutën, Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe rekomandimet e Avokatit të Popullit.

Blushi akuzon drejtuesit e IEPV “Jordan Misja” dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për shkelje të qëllimshme të ligjit dhe u bën thirrje organeve të drejtësisë të nisin hetime penale ndaj tyre. Sipas tij, ndalimi i vizitave të deputetëve dëshmon një praktikë të përsëritur paligjshmërie dhe një trajtim politik të çështjes së Ilir Metës.

Partia e Lirisë kërkon reagim të menjëhershëm edhe nga institucionet ndërkombëtare dhe organizatat e të drejtave të njeriut, duke e konsideruar rastin si një cenim serioz të standardeve demokratike dhe të shtetit të së drejtës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related