Mori meritat për marrëveshjen, Trump: Biden u tregua i patakt! Asgjë nuk do të arrihej pa presionin tim!

Data

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka marrë meritën e plotë për marrëveshjen e armëpushimit të Gazës, duke thënë se ajo nuk do të ishte arritur kurrë pa presionin e tij dhe të administratës së tij të ardhshme.

“Nëse ne nuk do të ishim të përfshirë në këtë marrëveshje, marrëveshja nuk do të kishte ndodhur kurrë. Ne ndryshuam rrjedhën e gjërave dhe e ndryshuam shpejt, dhe sinqerisht, më mirë që kjo marrëveshje të finalizohet para ceremonisë kur un do të betohem”, tha Trump gjatë një paraqitjeje televizive.

Presidenti i zgjedhur akuzoi Biden se u tregua pa takt për ku mori përsipër meritat për arritjen e marrëveshjes.

“Ai nuk bëri asgjë! Nëse nuk do ta bëja këtë, nëse nuk do të përfshiheshim, pengjet nuk do të liroheshin kurrë!” tha Trump.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related