“U drodha i tëri”/ Dylgjeri ironizon Ramën: Më lindi dëshira humane ta marr Mirlindën në shtëpi

Data

Publicisti Ylli Dylgjeri ka reaguar me tone të forta ironike ndaj një deklarate të kryeministrit Edi Rama lidhur me Mirlinda Karçanajn, e cila ndodhet aktualisht në arrest shtëpie.

Dylgjeri citon fjalët e Ramës, sipas të cilit Karçanaj jeton në një banesë me qira dhe është “protagoniste e digjitalizimit”, duke theksuar se kjo deklaratë e ka tronditur emocionalisht dhe i ka nxitur atë që e quan një “dëshirë humane”.

Në mënyrë sarkastike, ai shprehet se është i gatshëm ta marrë Karçanajn në shtëpinë e tij, pa qira, duke e krahasuar situatën me raste të tjera të përmendura në debatin publik. Dylgjeri vijon ironinë duke nënvizuar kontributin e saj në digjitalizim dhe duke e quajtur këtë qëndrim si shprehje të “humanizmit maksimal”.

Reagimi i plotë i Ylli Dylgjerit:

“Kërkohet solidaritet!

Rama: Mirlinda Karçanaj sot rri në ‘arrest shtëpie’ në banesë me qira, është protagoniste e digjitalizimit!

U drodha i tëri kur e dëgjova këtë deklarim të Kryeministrit…

Dhe menjëherë më lindi dëshira humane: ta marr në shtëpinë time pa qira!

Thashë: Po Entoni më i mirë se unë është që e mori Parashqevinë?

Po do ta marr!

Mirlinda na digjitalizoftë, na dhe Diellën, që ju bëfsha kurban!

Ka humanizmin tim maksimal.”

Reagimi i Dylgjerit është interpretuar si një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj mënyrës se si kryeministri trajton publikisht çështje të ndjeshme që lidhen me drejtësinë dhe figurat nën hetim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related