Aksident i rëndë në Korçë: Makina përplas motorin, drejtuesi dërgohet me urgjencë në spital

Data

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmë në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës, mbi Spitalin Rajonal. Një automjet ka përplasur një motor, duke lënë drejtuesin e motorit të plagosur. (NOA.al)

Drejtuesi i motorit është transportuar menjëherë për në spital me urgjencë, ndërsa gjendja e tij klinike nuk është bërë ende publike. Nuk dihen ende shkaqet që çuan në këtë aksident, dhe autoritetet veçanërisht Policia Rrugore janë në vendngjarje për të hetuar dinamikën dhe për të dokumentuar rastin.

Raportimet paraprake flasin për dëmtime serioze, por pa konfirmim për ndikim në jetë. Policia po vazhdon hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të sqaruar nëse shoferi i makinës ka respektuar rregullat e qarkullimit ose nëse ka pasur shkelje që mund ta kenë shkaktuar aksidentin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related