Kreu i ri i degës së Partisë Demokratike në Pogradec, Oligert Muçllari, ka reaguar për mediat pas fitores në garën për drejtimin e kësaj dege, ku përballë kishte kandidatin tjetër, Kasëm Galla.
Muçllari u shpreh se marrja e kësaj detyre përbën një përgjegjësi të madhe jo vetëm ndaj anëtarëve të Partisë Demokratike, por edhe ndaj të gjithë qytetarëve të Pogradecit.
Ai theksoi gjithashtu se procesi zgjedhor brenda degës u zhvillua në mënyrë dinjitoze dhe në një frymë konkurruese.
Në deklaratën e tij, Muçllari shprehu vlerësim edhe për kundërshtarin në garë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të forcuar strukturat e Partisë Demokratike në qytet.
