Teksa për disa vite me radhë, qeveria e Ramës mburrej me numrin e lart të turistëve, duket se këtë vit sezoni turistik mund të konsiderohet i dështuar, pas shifrat tregojnë në numër të ulët të pushuesve në vendin tonë.
Këtë e ka konfirmuar edhe kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi, i cili ka ngritur shqetësimin për rënien e ndjeshme të turizmit bregdetar në Shqipëri.
Ai theksuar ndikimin e mungesës së turistëve kosovarë dhe konkurrencën në rritje nga vendet fqinje.
“Në fakt, sipas raportit të bërë para disa ditëve nga INSTAT jemi diku ke 4.7% më shumë lëvizje të të huajve, por nga sondazhet që kemi bërë ne si shoqatë, të paktën jemi nga 2 mijë hotele, 360-380 jemi në grup, rezulton që turizmi i rërës dhe i detit është gati 25% më pak sesa një vit më parë.
Këto janë efekte që janë raportuar nga mesi i qershorit, që pretendonin se do të kishte punë dhe deri në tre javët e korrikut ku është e dukshme, pasi mund të hysh për të pronetuar një hotel në jug apo dhe në pjesën bregdetare dhe gjen akoma vende të lira, gjen oferta me ulje 20-15% ndërkohë që nuk ka ndodhur herë tjetër.
