Probleme me pasurinë, KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

Data

Kolegji i gjeti të drejta shumicën e shkaqeve të ankimit ndaj konfirmimit në detyrë të prokurorit të Fierit, Genci Mane dhe e shkarkoi atë për probleme që kishin të bënin më së shumti me pasurinë dhe qëndrimet e tij.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 29 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Fierit, Genci Mane. Kryesuesja e trupit gjykues të KPA, Mimoza Tasi lexoi në mënyrë të përmbledhur argumentet e vendimarrjes për shkarkimin e Manes, duke e konsideruar atë të papërshtatshëm për të vijuar detyrën.

Ashtu si institucioni Komisionerëve Publikë dhe drejtuesi i SPAK, edhe Kolegji ka arritur në përfundimin e se prindërit e subjektit nuk kanë pasur mundësi financiare t’i jepnin atij shumën 1.7 milionë, vlerë që sipas subjektit i ishte dhënë për shkak tëë heqjes dorë nga ana e tij prej pjesës takuese në banesën në Berat. Sipas KPA, Mane nuk provoi me dokumentacion justifikues ligjor të ardhurat e babait nga puna pranë një shoqërie, ndërkohë që vlera 1.7 milionë lekë e pretenduar si e përfituar nga pjesa takuese e banesës, vlerësohet se është disa herë më e lartë se çmimi referencës.

Po ashtu, Koelgji konstatoi se kërkesa për çeljen e trashëgimisë është bërë pas kalimit të barrës gjatë hetimit administrative në KPK, ndërsa dhurimi i pjesës takuese është kryer në vitin 2024, pasi ishte ushtruar ankim nga ana e institucionit të Komisionerëve Publikë.

Ashtu si në ankim, edhe Kolegji vlerëson se vlera e apartamentit në Fier e blerë nga subjekti, është nën çmimin e tregut të lirë sipas përcaktimeve të Entit Kombëtar të Banesave. Kontratat e shitbblerjeve të disa apartamenteve në të njëjtin objekt ndërtimi të vendosura në dispozicion nga subjekti, u çmua se nuk mund ta përmysnin gjetjen e Komisionerit Publik, pasi sipas KPA, treguan një çmim mesatar më të lartë nga sa e ka blerë shtëpinë Mane.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related