Një vatër zjarri është aktivizuar në Malin e Shëngjinit, mbi portin e qytetit, ndërsa pranë ka edhe banesa.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri, ndërsa për shuarjen e tij janë aktivizuar shërbimi zjarrfikës dhe punonjës të shërbimit pyjor.
Pjesa më e madhe e banesave që rrezikohen nga flakët, shërbejnë si rezidenca për pushuesit.
Pikërisht për këtë arsye është kërkuar një ndërhyrje e kordinuar nga të gjitha institucionet për të vënë nën kontroll flakët.
