Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën 24 shkurt për shqyrtimin e ankimimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Seanca do të zhvillohet nga gjyqtarja Nertina Kosova, e cila do të vendosë nëse do ta zbusë masën apo do ta lërë në fuqi.
Kërkesa e Veliajt vjen pas vendimit për kalimin e çështjes për gjykim. Sipas mbrojtjes, në këtë fazë nuk ekziston më rreziku i prishjes apo manipulimit të provave, ndaj masa e arrestit duhet të rishikohet.
Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuza ndaj tij për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Vendimi i Apelit pritet të përcaktojë nëse kryebashkiaku do të vijojë të qëndrojë në qeli apo do të përfitojë një masë më të butë sigurie.
