Rama prezanton “Rilindja Urbane 2.0”: Synojmë investime prej 1.5 miliardë eurosh

Data

Kryeministri Edi Rama prezantoi këtë të premte programin “Rilindja Urbane 2.0”, një paketë investimesh që, sipas tij, synon transformimin e mëtejshëm të qyteteve shqiptare, me një fond të parashikuar prej 1.5 miliardë eurosh.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, ku qytetarët kërkojnë më shumë se investime në infrastrukturën bazë.

“Sot zgjedhjet nuk fitohen me asfalt dhe çakull,” deklaroi kryeministri.

Sipas tij, përmirësimi i kushteve të jetesës ka rritur njëkohësisht edhe pritshmëritë e qytetarëve për cilësinë e shërbimeve dhe zhvillimin urban.

“Sa më shumë krijojmë kushte dhe sa më shumë përmirësohen ato, aq më shumë rriten pritshmëritë. Ajo që dje dukej normale, sot shihet si e papranueshme. Kjo nuk është mosmirënjohje, por kërkesë për standarde më të larta,” u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se, ndryshe nga faza e parë e programit Rilindja Urbane, e cila u fokusua kryesisht te transformimi fizik i hapësirave publike dhe infrastrukturës, faza e dytë synon një model më të avancuar zhvillimi urban dhe përmirësim të cilësisë së jetës në qytete.

Rama kujtoi gjithashtu se pas zgjedhjeve të fundit kishte cilësuar rezultatin elektoral si “një bekim po aq sa një mallkim”, duke argumentuar se mbështetja e madhe qytetare sjell edhe përgjegjësi më të mëdha për qeverinë në përmbushjen e pritshmërive të publikut.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related