Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026, Policia publikon planin e masave: Bllokohen akset kryesore nga Tiranë në Vlorë për pesë ditë

Data

Nga data 18 deri më 22 maj 2026, Shqipëria do të mirëpresë edicionin e 83-të të Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026, ku pritet të marrin pjesë 20 skuadra elitare nga Shqipëria, Ballkani dhe Europa.

Për zhvillimin e aktivitetit sportiv ndërkombëtar, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash, duke njoftuar edhe akset rrugore që do të bllokohen përgjatë pesë etapave të garës.

Sipas policisë, strukturat vendore, Policia Rrugore dhe shërbimet mbështetëse do të angazhohen për garantimin e sigurisë, eskortimin e çiklistëve dhe mbarëvajtjen e aktivitetit.

Itinerari dhe akset që do të bllokohen

Etapa I – 18 maj 2026

Orari i bllokimit: 12:00

Nisja nga Sheshi Skënderbej dhe itinerari do të përfshijë:
Tiranë – TEG – Thumanë – Milot – Rrëshen – Reps – kthim në Milot – finish në Lezhë.

Etapa II – 19 maj 2026

Orari i bllokimit: 12:00

Lezhë – Vorë – Golem – Rrogozhinë – finish në Elbasan.

Etapa III – 20 maj 2026

Orari i bllokimit: 12:00

Elbasan – Belsh – Kuçovë – Lushnjë – Unaza e Fierit – finish në Vlorë.

Etapa IV – 21 maj 2026

Orari i bllokimit: 12:00

Vlorë – Tuneli i Llogarasë – Himarë – Kuç – Lepincë – Kotë – finish në Vlorë.

Etapa V – 22 maj 2026

Orari i bllokimit: 10:00

Vlorë – rrethrrotullimi i Lushnjë – finish në Fier.

Policia e Shtetit u ka bërë apel qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë zhvillimit të aktivitetit, duke rekomanduar përdorimin e akseve alternative në segmentet ku do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related