Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore e SPAK lidhur me grupin kriminal të Bajrave në Shkodër.
Sipas materialeve të siguruara nga hetuesit, një lokal në zonën e Dobraç, lagje e njohur si bastion i fisit të Safet Bajri, rezulton të jetë përdorur si magazinë armësh.
Në dosje përfshihen edhe fotografi ku shfaqen armë të ndryshme të varura në muret e lokalit, ndërsa hetimet tregojnë se ambienti frekuentohej nga persona të konsideruar pjesë e grupit kriminal.
Sipas SPAK, lokali frekuentohej nga Izmir Sakicaj, Samuel Troshani, Safet Bajri dhe persona të tjerë të lidhur me grupin.
Izmir Sakicaj, Samuel Troshani dhe Franko Lela akuzohen si organizatorë të atentatit të mbetur në tentativë ndaj Aleksandër Prendi, ngjarje e ndodhur në gusht 2024 në fshatin Rranxë.
Sipas hetimeve, ngjarja degradoi në një përplasje të armatosur pasi Aleksandër Prendi dyshohet se u kishte bërë pritë personave që kishin shkuar për ta ekzekutuar.
Dosja e SPAK përmban gjithashtu komunikime, fotografi dhe prova të tjera që lidhen me aktivitetin e grupit kriminal dhe konfliktet e armatosura në zonën e Shkodër.
