Trump thyen rekordin me fjalimin më të gjatë në Kongres

Data

Presidenti Donald Trump mbajti fjalimin më të gjatë vjetor në Kongres, që zgjati 1 orë e 48 minuta, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 1 ore e 29 minutash të vendosur nga Bill Clinton në vitin 2000. Rekordin për fjalimin më të shkurtër mbi Gjendjen e Kombit e mban Richard Nixon, me më pak se 30 minuta në vitin 1972.

Trump e hapi fjalimin me deklaratën se “vendi ynë është rikthyer”, duke theksuar se gjendja e kombit është e fortë dhe se SHBA po “fiton përsëri”. Ai vuri theksin te ekonomia, tarifat tregtare dhe politikat e forta ndaj emigracionit, të cilat i cilësoi si arritje kryesore të administratës së tij.

Presidenti kritikoi administratën e mëparshme të Joe Biden për situatën ekonomike dhe inflacionin, ndërsa pretendoi se gjatë vitit të parë të mandatit të tij janë tërhequr mbi 18 trilionë dollarë investime.

Në fjalim u trajtuan edhe çështje të sigurisë kufitare dhe tensionet ndërkombëtare, përfshirë Iranin, duke theksuar se SHBA mbetet e vendosur përballë kërcënimeve globale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related