Dogjën automjetin e 30-vjeçarit në Burrel — arrestohet autori.

Data

Pas një operacioni të koduar “Firemen”, policia e Matit ka kryer arrestimin e autorit të dytë, që dyshohet se së bashku me një tjetër, dogjën mjetin e një 30-vjeçari në Burrel. Ngjarja ka ndodhur më 1 qershor 2025, kur dy persona i vunë flakën automjetit në përdorim të viktimës.

Në ditën e ngjarjes ishte arrestuar **E. K. (H.)**, 24 vjeç, banues në fshatin Zenisht. Sot është vënë në pranga **J. S.**, 25 vjeç, banues në Burrel, i cili rezultonte i shpallur në kërkim prej muajsh për bashkëpunim në këtë krim.

Materialet procedurale janë dorëzuar pranë Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme dhe çdo detaj i ri do të bëhet i ditur nga autoritetet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related