Spiropali: Zvicra, partner kyç në rrugën europiane të Shqipërisë

Data

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vlerësoi rëndësinë e partneritetit me Zvicrën si një mbështetje thelbësore për rrugëtimin europian të Shqipërisë. Ajo mori pjesë në prezantimin e Programit të Bashkëpunimit Zviceran 2026–2028, me ftesë të ambasadores zvicerane në Tiranë.

Spiropali theksoi se bashkëpunimi tredekadësh me Zvicrën ka ndikuar në forcimin e institucioneve, përmirësimin e shërbimeve publike dhe avancimin e reformave demokratike. Sipas saj, programi i mëparshëm 2022–2025 ishte i fokusuar në katër shtylla kryesore: qeverisja e mirë, zhvillimi ekonomik dhe punësimi, infrastruktura dhe klima, si dhe shëndetësia.

Ajo nënvizoi se ky partneritet ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve, duke mbështetur sipërmarrjen, pushtetin vendor dhe formimin profesional të të rinjve.

Ministrja vlerësoi gjithashtu standardin e transparencës dhe monitorimit që ka karakterizuar bashkëpunimin me Zvicrën, duke e cilësuar si një model për institucionet shqiptare.

Në këtë fazë të re, Spiropali theksoi se prioritetet janë forcimi i dialogut politik dhe thellimi i marrëdhënieve ekonomike, me fokus në investime, tregti dhe fusha si inovacioni, siguria kibernetike, turizmi dhe arsimi profesional.

Ajo shtoi se Zvicra mbetet një partner strategjik jo vetëm për mbështetjen institucionale, por edhe për lidhjet e forta njerëzore, duke përmendur komunitetin prej rreth 250 mijë shqiptarësh që jetojnë në Zvicër.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related