Sizmiologu Rrapo Ormeni deklaroi se nuk ka vend për panik pas tërmetit të regjistruar mbrëmjen e së martës në Belsh, lëkundjet e të cilit u ndjenë edhe në disa qytete të tjera.
Sipas tij, epiqendra ishte 6 km në perëndim të Belshit dhe 11 km në lindje të Lushnjës, ndërsa lëkundjet u ndjenë edhe në Elbasan, Tiranë dhe Berat. Në zonën epicentrale intensiteti arriti në 5 ballë, ndërsa në qytetet e tjera rreth 4 ballë. Janë regjistruar edhe dy pasgoditje.
Ormeni theksoi se segmenti Lushnjë–Elbasan–Dibër është ndër më aktivët në vend, pasi përbën një thyerje të madhe tektonike që shtrihet nga Vlora e Fieri deri në Dibër e më tej drejt Tetovës dhe Gjilanit.
Ai shtoi se tërmetet me magnitudë mbi 4.5 ballë zakonisht mund të shkaktojnë dëmtime, por situata aktuale nuk paraqet rrezik të shtuar.
