Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar deklarata të forta ndaj Iranit, duke e cilësuar regjimin në Teheran si “të keq” dhe të rrezikshëm për të gjithë rajonin.
I pyetur pse disa vende po bashkohen me SHBA-në në konfliktin aktual, Trump u përgjigj se nuk bëhet fjalë për politikë, por për “filozofinë e tyre”, duke e përshkruar atë si “të tmerrshme”.
Ai përsëriti pretendimin se Irani ka sulmuar vendet fqinje, duke përmendur Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite dhe Omanin. Sipas tij, këto vende janë goditur pavarësisht përpjekjeve për negociata.
Presidenti amerikan shtoi gjithashtu se, sipas bindjes së tij, nëse Irani do të kishte armë bërthamore, do ta përdorte atë, duke e cilësuar situatën si jashtëzakonisht të rrezikshme për stabilitetin rajonal dhe global.
Deklaratat e Trump vijnë në një moment përshkallëzimi të tensioneve në Lindjen e Mesme, ku sulmet dhe kundërsulmet mes palëve kanë rritur frikën për një konflikt më të gjerë.
