Trump: Lufta me Iranin do të rrisë çmimin e naftës

Data

Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar se konflikti me Iranin do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet energjetike, duke paralajmëruar rritje të çmimeve të naftës gjatë periudhës së luftës.

Në një deklaratë për mediat, Trump tha se çmimet do të mbeten të larta për një kohë, për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe pasigurive mbi furnizimin global. Megjithatë, ai u shpreh i bindur se pas përfundimit të konfliktit, çmimet do të bien dhe mund të jenë edhe më të ulëta se më parë.

Lufta në rajon ka rritur shqetësimet për ndërprerje të furnizimit, veçanërisht për shkak të situatës në Ngushticën e Hormuzit, një korridor kyç për transportin e naftës dhe gazit drejt tregjeve ndërkombëtare.

Tregjet kanë reaguar menjëherë ndaj zhvillimeve, me rritje të çmimeve të energjisë dhe pasiguri në bursat globale, ndërsa analistët paralajmërojnë se çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të shtojë presionin mbi ekonominë botërore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related