Trump paralajmëron fundin e afërt të luftës me Iranin dhe rënien drastike të çmimit të naftës

Data

Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se konflikti me Iranin është drejt fundit, duke parashikuar edhe një rënie të fortë të çmimeve të naftës në tregjet globale.

Në një intervistë për PBS, Trump tha se kostoja ushtarake për SHBA-në ka qenë “e papërfillshme”, ndërsa theksoi se Teherani ende nuk është gati për negociata.

Ai u ndal edhe te rëndësia strategjike e Ishullit Kharg, duke shpjeguar pse infrastruktura energjetike nuk është goditur deri tani.

“Ishulli Kharg është jashtë funksioni, përveç tubacioneve që vendosa të mos i godas. Nuk doja t’i shkatërroja, sepse do të duheshin vite për t’i rindërtuar,” u shpreh Trump, duke lënë të hapur mundësinë e sulmeve në të ardhmen nëse do të konsiderohen të nevojshme.

Presidenti amerikan theksoi gjithashtu se SHBA ka shmangur goditjen e disa objekteve strategjike në Teheran për të evituar pasoja afatgjata dhe një krizë të thellë humanitare e infrastrukturore.

Sa i përket ekonomisë globale, Trump bëri një parashikim të fortë:

“Kur gjithçka të përfundojë, çmimet e naftës do të bien si gur.”

Kjo deklaratë vjen në një moment kur tregjet ndërkombëtare të energjisë janë të paqëndrueshme, ndërsa çdo zhvillim në konfliktin SHBA-Iran ka ndikim të drejtpërdrejtë në çmimet e karburanteve në mbarë botën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related