Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, duke komentuar pjesë nga dosja e tij hetimore.
Veliaj shprehet se ndaj tij është bërë një vetting i jetës në 20 vitet e fundit, ndërkohe që janë sekuestruar telefonat e personave që ka patur bashkëpunim.
Ai shton se ka patur kontakte dhe ka kërkuar sponsorizime për Tiranën, duke mos dhënë para, por duke u marrë projekt-ide figurave të njohura. Sipas tij, është poshtëruese që i duhet të shpjegojë ato që i quan çudira, ku Tirana merr, nuk jep, sepse është në burg pa gjyq edhe për këto.
“Ja, shih Lulin”, tha dikush me cinizëm, “s’bëri asnjë punë e nuk e gjeti gjë”.
“Unë refuzoj ta pranoj se “në këtë vend e ha po punove shumë”, apo se “të mirit ia bëjnë gropën me punët që ka bërë” dhe kurrë s’do ta pranoj që të kërkosh për qytetin, jo për vete, është korrupsion”, theksoi Veliaj.
