Trump komenton dorëheqjen e zyrtarit të lartë të antiterrorizmit Joe Kent: “I dobët në siguri, bëri mirë që u largua”

Data

Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar pas dorëheqjes së drejtorit të Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, Joe Kent, i cili vendosi të largohej nga detyra për shkak të qëndrimeve të tij kundër konfliktit me Iranin.

Në një deklaratë publike, Trump u shpreh kritik ndaj Kent, duke e cilësuar atë si të dobët në çështjet e sigurisë kombëtare. Ai theksoi se edhe pse e konsideronte një person të mirë, nuk ishte dakord me vlerësimet e tij mbi rrezikun që paraqet Irani.

“Gjithmonë kam menduar se ishte një djalë i mirë, por gjithashtu kam menduar se ishte shumë i dobët në çështjet e sigurisë”, deklaroi Trump, duke shtuar se largimi i tij ishte i justifikuar.

Presidenti amerikan theksoi se nuk kishte një njohje të afërt personale me Kent, por reagoi pas leximit të deklaratës së dorëheqjes, ku ish-zyrtari kishte vënë në dyshim nivelin e kërcënimit që përbën Irani.

“Nuk e njihja mirë, por pasi lexova deklaratën e tij, kuptova se ishte mirë që u largua”, u shpreh Trump, duke nënvizuar se vlerësimi i Kent për Iranin ishte i gabuar.

Trump këmbënguli se Irani përbën një kërcënim real për sigurinë globale dhe se ky perceptim është i përhapur gjerësisht në arenën ndërkombëtare.

Kjo përplasje qëndrimesh vjen në një moment të tensionuar në Lindjen e Mesme, ku zhvillimet e fundit kanë rritur shqetësimet për përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit dhe ndikimin e tij në sigurinë globale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related