Rritja e çmimit të naftës kërcënon ekonominë familjare, ekspertët paralajmërojnë rritje të inflacionit

Data

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare po kthehet në një shqetësim serioz për ekonominë shqiptare, duke rrezikuar të rëndojë drejtpërdrejt mbi xhepat e qytetarëve. Sipas një analize të ALTAX, kjo tendencë mund të përkthehet në një rritje të ndjeshme të inflacionit dhe të kostos së jetesës në javët dhe muajt në vijim.

Shtrenjtimi i karburanteve, i ndikuar kryesisht nga zhvillimet në Lindjen e Mesme, po reflektohet me shpejtësi edhe në tregun vendas. Për shkak të varësisë së lartë nga importi dhe lidhjes direkte me bursat ndërkombëtare, Shqipëria është ndër vendet që i ndjen më shpejt këto luhatje.

Sipas studimit, një rritje e qëndrueshme me rreth 10% e çmimit të karburanteve në tregjet globale mund të sjellë një rritje të inflacionit me 0.3 deri në 0.5 pikë përqindje në afat të shkurtër. Kjo do të thotë më shumë shpenzime për familjet shqiptare, sidomos për produktet bazë dhe shërbimet e përditshme.

Efektet pritet të ndihen më fort gjatë sezonit turistik, kur rritet kërkesa për transport, energji dhe furnizime. Kjo situatë mund të përshkallëzojë presionin mbi çmimet në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Transporti konsiderohet sektori më i prekur, pasi varet drejtpërdrejt nga nafta. Rritja e kostove operative për transportuesit pritet të transmetohet në mënyrë zinxhir tek çmimet e produkteve ushqimore, ndërtimi dhe shërbimeve.

Në këtë mënyrë, rritja e çmimit të naftës nuk mbetet vetëm një çështje e tregut të karburanteve, por shndërrohet në një faktor kyç që ndikon në gjithë ekonominë dhe në standardin e jetesës së qytetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related