Derdh masivisht naftë në lumin Vjosë/ Albpetrol: Fajin e ka vapa dhe mbetjet e kaluara

Data

Në media u denoncuan pamjet të cilat tregonin derdhjen e naftës bruto nga “Përroi i Madh” në afërsi të Poçemit në Mallakastër, duke shkaktuar ngordhjen e gjallesave që jetojnë në këtë habitat.

Përroi mbart ndotjen nga fusha naftëmbajtëse Gorisht-Kocul. PAs publikimit të pamjeve, Policia e Vlorës nisi procedimin penal ndaj Përparim Memajt, përgjegjës sektori në pikën e dekantimit të naftës në Gorisht, pasi dyshohet si përgjegjës për ndotjen.

Në vitin 2023, Lumi Vjosa u shpall Park Kombëtar me vendim të Qeverisë Shqiptare dhe është lumi i fundit i egër në Evropë. Me derdhjen masive të naftës ajo është në rrezik.

Së fundmi ka ardhur një reagim edhe nga kompania shtetërore “Albpetrol”, e drejtuar nga Eltar Deda, dhe duket se është përgjegjësi kryesor për këtë rast dhe tenton të justifikohet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related