Rumunët sot shkojnë në votime për përsëritjen e zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar, pesë muaj pasi ato u anuluan për shkak të parregullsive.
Sipas sondazheve, favorit për të fituar është George Simion, kandidati i ekstremit të djathtë nga Aleanca për Bashkimin e Rumunëve (AUR), por asnjëri nga 11 kandidatët nuk pritet të sigurojë shumicën absolute në raundin e parë.
Kjo do të thotë se, shumë gjasë, do të nevojitet një raund i dytë, i planifikuar për më 18 maj, mes dy kandidatëve me më shumë vota.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 06:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.
Në zgjedhjet e mbajtura në nëntor, në raundin e parë doli fitues kandidati i ekstremit të djathtë me retorikë pro-ruse, Călin Georgescu, i cili zhvilloi një fushatë kryesisht përmes TikTok-ut.
