“Trump ka marrë në telefon Ramën dhe i ka thënë ik…” – Sula ‘trondit’: Opozita ka nevojë urgjentisht për riformatim

Data

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe spekulimet që qarkullojnë për një rol të mundshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në politikën shqiptare.

Sula theksoi se ndryshimi i pushtetit në Shqipëri nuk vjen nga ndërhyrjet e jashtme, por vetëm nga vota e qytetarëve. Sipas tij, ndërkombëtarët janë aktualisht indiferentë ndaj opozitës shqiptare dhe e kanë braktisur lidershipin e saj për shkak të problemeve ligjore dhe statusit “non grata”.

Ai nënvizoi se opozita ka nevojë për një riformatim të thellë dhe për një lidership të ri e të pastër, në mënyrë që të rifitojë besimin e qytetarëve dhe mbështetjen ndërkombëtare.

“E vendos vota qytetare. Harrojeni që Amerika heq një dhe vendos një tjetër. Ndërkombëtarët janë indiferentë me opozitën, e kanë braktisur lidershipin e saj. Ke ndjekje penale, ke non grata. Në këto rrethana nuk mund të ketë mbështetje. Opozita duhet të riformatohet, të gjejë një lider dhe të pastrohet, vetëm atëherë mund të ketë mbështetje ndërkombëtare”, tha Sula.

Në fund, ai hodhi poshtë zërat dhe spekulimet për ndërhyrje direkte të liderëve botërorë në politikën shqiptare, duke i cilësuar si thashetheme pa bazë.

“Unë nuk shoh ëndrra. I dëgjoj këto te klubi i lagjes, që gjoja Trump e ka marrë në telefon Ramën dhe i ka thënë ‘ik’. Unë nuk i besoj këto gjëra”, përfundoi Sula.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related