“50 mijë euro nuk mbulojnë luksin” – Bushati tall shitjet e veprave të Ramës: As arti, as “Kurbani” nuk justifikojnë

Data

Gazetari Andi Bushati ka ironizuar lajmet e publikuara gjatë pasdites lidhur me shitjet e veprave artistike të Edi Ramës, të cilat sipas një artikulli në media gjermane shiten nga 3 800 euro deri në 50 000 euro.

Për Bushatin, këto pretendime janë thjesht alibi, njësoj si dikur me të ardhurat e deklaruara nga libri “Kurbani”. Ai thekson se edhe me këto shuma, luksi i shfaqur nuk justifikohet dot.

“Oooooopppppp! Alibia. Siç thoshte dikur për lekët e ‘Kurban-it’. Po sërish, as me këtë, një shishe Romanée-Conti nuk e justifikon dot”, shkruan Bushati në reagimin e tij në Facebook, duke ironizuar artikujt që, sipas tij, shpërndahen nga media të afërta me pushtetin.

Sipas gazetarit, as arti dhe as të ardhurat nga botimet nuk mjaftojnë për të shpjeguar standardin e luksit që shfaqet, duke i konsideruar këto narrativa si përpjekje për të mbuluar realitetin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related