Në një ditë që i përket kujtimit të sakrificës, në një shesh që i përket historisë, u lartësua një kullë që s’ka të bëjë as me Zotin, as me qytetin.
Më 6 qershor 2025, në Kurban Bajram, Edi Rama nuk flijoi një dash. Flijoi një tjetër copë Tirane. Me lavdi dhe spektaklin e ngjyrave të larmishme të tepihëve, inauguroi një nga kullat më të kontestuara të Tiranës.
E ngulur pas Sahatit dhe ngjitur me Xhaminë e Et’hem Beut, në zemër të zonës historike të qytetit, ajo kullë nuk është thjesht një ndërhyrje urbane.
Forma e saj pesëkëndëshe nuk është e rastësishme. Si vetë Pentagoni amerikan, simbol i komandës dhe i pushtetit absolut, kjo kullë ngrihet si një shenjë e arkitekturës që nuk strehon njerëz, por mbart një mesazh të koduar: një rit i ri flijimi, një ideologji e re
