Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Truth Social”, duke kritikuar vendimin e Australisë për të lejuar kthimin në Iran të ekipit kombëtar iranian të futbollit për femra.
Në reagimin e tij, Trump paralajmëroi se kthimi i tyre në Iran mund t’i ekspozojë sportistet ndaj rrezikut për jetën, duke theksuar se situata e krijuar nga lufta dhe tensionet në rajon mund të ketë pasoja të rënda për to.
Ai i bëri thirrje kryeministrit australian që të mos lejojë kthimin e ekipit dhe të shqyrtojë mundësinë e dhënies së azilit për futbollistet.
“Australia po bën një gabim të tmerrshëm humanitar duke lejuar që ekipi kombëtar iranian i futbollit për femra të detyrohet të kthehet në Iran, ku ka shumë të ngjarë të vritet. Mos e bëni këtë, zoti Kryeministër, jepuni azil. SHBA-të do t’i marrin nëse nuk doni”, shkroi Trump në reagimin e tij.
Deklarata e presidentit amerikan vjen në një moment kur situata e sigurisë në rajon mbetet e tensionuar, ndërsa çështja e mbrojtjes së sportisteve dhe të drejtave të grave në Iran vazhdon të tërheqë vëmendjen e opinionit ndërkombëtar.
