Kreshnik Myftari: PS nuk mund të gjykojë provat e SPAK, nëse janë të bindur për pafajësinë e Ballukut le ta vendosë gjykata

Data

Juristi Kreshnik Myftari ka komentuar vendimin e Partisë Socialiste për të mos mbështetur kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke theksuar se grupi parlamentar nuk ka kompetencë të vlerësojë provat e një çështjeje penale.

Gjatë një emisioni televiziv, Myftari u ndal edhe te akuzat që lidhen me shkeljen e barazisë në tendera, duke sqaruar se paracaktimi i fituesit në një tender nuk përbën automatikisht këtë vepër penale.

Sipas tij, shkelja e barazisë në tendera ndodh kur operatorëve ekonomikë u kërkohet dokumentacion i ndryshëm, duke krijuar avantazh apo disavantazh për subjekte të caktuara. Në rastin kur fituesi paracaktohet, sipas juristit, kemi një situatë tjetër juridike që nuk përputhet domosdoshmërisht me këtë vepër penale specifike.

Myftari kritikoi gjithashtu qëndrimin e mazhorancës socialiste, duke theksuar se Kuvendi nuk mund të marrë rolin e gjykatës dhe të vlerësojë provat e paraqitura nga prokuroria.

Sipas tij, nëse deputetët e shumicës janë të bindur për pafajësinë e Ballukut, atëherë çështja duhet t’i lihet gjykatës për ta shqyrtuar dhe për të vendosur mbi kërkesën e prokurorisë.

Ai kundërshtoi gjithashtu termin “arrest pa gjyq”, duke theksuar se çdo kërkesë e prokurorit për masë sigurie shqyrtohet nga gjykata, e cila vendos nëse do ta miratojë apo jo një masë të tillë.

Në përfundim, juristi theksoi se gjykata është institucioni i vetëm që ka kompetencën ligjore për të bërë drejtësi dhe për të vlerësuar provat në një proces penal.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related