Vija e kuqe është drejtësia”/ Flet Lapaj: Pritshmëritë ishin më të larta, nuk është sport individual

Data

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj, e cila mori një mandat në zgjedhjet e 11 majit, tha se pritshmëritë ishin më të larta. Në një intervistë televizive, ai tha se përtej kësaj, ata arritën që në mes kaq shumë partive, arritën që të dilnin forcë e tretë.

Sipas tij, në aspektin e partisë, kanë hedhur themele të shëndosha për rrugëtimin politik, por në aspektin e atdheut, nuk arritën që të realizojnë atë që mendonin. Për këtë, Lapaj deklaroi se ndjen përgjegjësi dhe se do të bëjë reflektimet e duhura në raport me qytetarët.

“Pritshmëritë ishin më të larta, puna që kemi bërë ka qenë për rezultat më të lartë por kjo lidhet me vullnetin e qytetarëve pasi është një angazhim që në fund fare varet nga qytetari dhe jo vetëm nga performanca jote. Nuk është sport individual. Nëse pyesim a jemi në pritshmëritë që kishim, përgjigjia është jo. Nëse i referohemi rezultateve të tranzicionit shqiptar, jemi forca e parë politike në të gjithë tranzicionit shqiptar, si forcë antisistem, ka marrë një rezultat të tillë, në numër votash janë 64 268 vota, jemi renditur nga 3 garuese, është renditur i treti në vetëm 8 muaj jetë politike. Në aspektin e lëvizjes janë hedhur themele të shëndosha për një rrugëtim të ardhshëm pozitiv, në raport me atdheun s’e kemi realizuar atë për të cilën e kemi nisur. Dhe për këtë ndjej përgjegjësinë time dhe po bëj reflektimet e duhura.”, u shpreh Lapaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related