Shtëpia e Bardhë ka mohuar kategorikisht pretendimet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrton mundësinë e një sulmi bërthamor ndaj Iran.
Reagimi vjen pas interpretimeve të deklaratave të zëvendëspresidentit amerikan, J.D. Vance, i cili gjatë një vizite në Hungari foli për “mjete” që SHBA mund të përdorë nëse Irani nuk ndryshon qëndrimin e tij.
Deklaratat e Vance u interpretuan nga disa si një kërcënim për përdorimin e armëve bërthamore, duke nxitur reagime dhe shqetësime ndërkombëtare.
Megjithatë, Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë këto interpretime, duke theksuar se asnjë nga deklaratat nuk nënkupton përdorimin e armëve bërthamore.
Zëvendëspresidenti kishte deklaruar më herët se SHBA pret një përgjigje nga Irani brenda një afati të caktuar, duke shtuar se qëllimi kryesor është stabiliteti dhe funksionimi normal i tregjeve energjetike.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa deklaratat dhe kundërdeklaratat midis palëve vazhdojnë të rrisin pasigurinë në arenën ndërkombëtare.
