Avokati i Ervin Salianjit, Ledio Braho, ka komentuar në një intervistë për një emision televiziv lirimin me kusht të ish-deputetit, duke theksuar se ishte një hap i parashikueshëm dhe i drejtë, pasi të gjitha institucionet përkatëse, përfshirë IEVP Fier dhe Shërbimi i Provës, kishin qëndrim pozitiv ndaj kërkesës për lirimin.
Braho theksoi se nuk ka pasur asnjë arsye për ta penalizuar Salianjin dhe e konsideroi këtë si një çështje më shumë proceduraliteti sesa një çështje të së drejtës. Ai gjithashtu foli për çështjen ligjore që lidhet me vonesën e vendimeve nga Gjykata e Lartë dhe e konsideroi këtë një pengesë për të avancuar çështjen në Gjykatën Kushtetuese dhe më pas në Strasburg.
