SHBA voton kundër anëtarësimit të Palestinës në OKB

Data

Shtetet e Bashkuara kanë votuar kundër anëtarësimit të Palestinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kjo ka bllokuar njohjen e një shteti palestinez nga organizata. Votimi në këshillin e sigurisë prej 15 anëtarësh ishte 12 pro, SHBA kundër dhe dy abstenime, Britania e Madhe dhe Zvicra.

Zyrtarët amerikanë kishin shpresuar se Uashingtoni mund të shmangte përdorimin e vetos.

Përpara votimit, diplomatët thanë se misioni amerikan ishte përpjekur të bindte një ose dy anëtarë të tjerë të këshillit që të abstenonin, por nuk ia kishin arritur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related