Asnjë autokrat apo diktator, pavarësisht politikave të tij, nuk ka guxuar as të rivalizojë dhe as të sfidojë imazhin e saj. E kundërta mund të ketë ndodhur, kur Amerika ka shprehur kërcënimet e saj ndaj regjimeve që kanë shkelur parimet kryesore të rendit ndërkombëtar apo kanë cënuar sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Por ja që paska edhe klloun politik, që mund të marrin përsipër rolin e sfiduesit të fuqisë më të madhe demokratike të botës. Por pse e mban Edi Rama këtë qëndrim në këtë kohë?
Dihet që Edi Rama është autokrati më i korruptuar jo vetëm në Ballkan por ndoshta edhe në të gjithë botën. Për të ruajtur pushtetin e tij ai ka ruajtur profilin e një puthadori që ka marrë përsipër të mbyllë të gjitha “pisllëqet” e botës së qytetëruar dhe të zgjidhë të gjitha projektet të cilat kanë kosto sociale-politike në vendet perëndimore. Ai ishte i pari që pranoi armët kimike, mori muxhahedinët në masë, solli afganët edhe pa u siguruar që do të pranoheshin në SHBA, i ofron Melonit sovranitetin e tokave shqiptare për të burgosur afrikanë, i lejon Erdoganit të shpallë xhihadin kundër Izraelit në tokën shqiptare, etj., etj. Ai është një plastelinë që përpunohet dhe ju shërben të gjithëve që ju duhet në pushtet. Arroganca ndaj SHBA-ve kohët e fundit dhe tregimi i Noc Rrokut, që në shqip ka një konotacion ekstremisht negativ, ka të bëjë më disa shpjegime.
Së pari, Edi Rama është i pari lider ndërkombëtar që ka arritur të korruptojë një zyrtar të lartë amerikan dhe e ka përdorur për të realizuar afera të paligjshme edhe kundër opozitës Shqiptare për ta shkatërruar atë. Ai ka pasur forcë të përdorë diplomatë të huaj në funksion të mbrojtjes së regjimit të tij, diplomatë të cilët për të vazhduar karrierën e tyre kanë shkatërruar dhe kompromentuar rolin e Amerikës në vendin më pro-amerikan në botë. Ditën kur ai duhej ndëshkuar për korrupsionin e tij, Sekretari Amerikan i Shtetit erdhi në Tiranë për ti dhënë përkrahje dhe vlerësuar për “lidership”.
