Tronditet Lushnja, babai plagos me çifte vajzën e divorcuar dhe më pas vret veten

Data

Lushnja është tronditur ditën e djeshme pasi një ngjarje e rëndë e ndodhur në lagjen “18 Tetori”, rreth orës 15:00, ku babai ka plagosur me çifte vajzën dhe më pas ka vrarë veten. Burime policore bëjnë me dije se Behar Musaku, 82-vjeç ka qëlluar me çifte në pjesën e barkut dhe të mushkërive vajzën tij Rudina Musaku, 40-vjeçe, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes. Më pas i moshuari ka vrarë veten. Shkak dyshohet se ka qenë një konflikt i çastit mes tyre. Raportohet se 40-vjeçarja kishte 3 vite që ishte e divorcuar dhe është nënë e 2 fëmijëve. Fëmijët jetojnë me babain në Berat pasi ajo punonte në Tiranë dhe fundjavave shkonte tek prindërit. “Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se  ka vrarë veten. Shtetasja, ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë. Fqinjët e familjes Musaku tregojnë në një prononcim për mediat se nuk kishin dijeni për konflikte të hershme mes tyre, dhe se nuk njiheshin në zonë si familje problematike. Një nga fqinjët tregon se Rudina ishte e divorcuar, kishte dy fëmijë dhe punonte kamariere në Tiranë. “Vajza punonte në Tiranë, kishte dy fëmijë, Djalë dhe vajzë. Ishte e divorcuar. Vajzën e ka 17-vjeçe, djalin më të vogël, 14. I njohim njerëz të mirë. Hymë e dalim si njerëz. Jemi prekur shumë. Nuk ngrihem dot se më dridhet trupi. Me ne rrinte më shumë’,- shprehet një fqinj. Ndërkohë një tjetër komshi i cilëson si një familje të nderuar. Fqinji shprehet se 82-vjeçari nuk vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa shton se nuk e di se çfarë e ka shtyrë drejt aktit ekstrem. “Njerëzit më të nderuar këtu në lagje. Ne i mbajmë për më të mirët. Vajza nuk e di a jetonte me ta. Viktima kishte tre fëmijë, dy djem dhe vajza. Nuk ka pasur problem të shëndetit mendor. Vinte gjithmonë këtu tek ne. Ne u habitëm. Nuk dëgjuam as krismën. Vetëm kur erdhi ambulanca. Familje shumë e nderuar. Ata kanë 40 vite që kanë ardhur këtu”, tha fqinji i viktimës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related