Zyrtare/ Kahrimanovic i jep lamtumirën Vllaznisë: Kam shumë për të thënë, por…

Data

Aventura e Kahrimanovic në Shkodër ka zgjatur vetëm një sezon, pasi verën e kaluar u afrua nga skuadra e Erzenit.

Në profilin e tij, ku ka njoftuar largimin, lojtari shkruan se ka shumë për të thënë, por mjaftohet me një mesazh falënderimi.

“Kam shumë për të thënë, por këtë herë do të flas shkurt. Më vjen jashtëzakonisht keq që nuk arritëm ta sillnim titullin në Shkodër. Më vjen akoma më keq për tifozët, për shokët e mi që më thirrën të bashkohem me Vllazninë, ata që e kanë pritur kaq gjatë këtë moment. Një klub i madh, një tifozeri e jashtëzakonshme, një stadium që frymëzon. I uroj klubit dhe mbi të gjitha tifozëve, që titulli t’i kthehet Shkodrës pas 25 vitesh. Me respekt, Amir Kahrimanovic”, shkruan kroati.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related