Zbulohet skema e mashtrimit me TVSH në Tiranë, shisnin produkte me vlerë 225 mln lekë pa faturë, arrestohet “kapoja”, 3 tregtarë në detyrim paraqitje

Data

Në Tiranë ditën e djeshme është zbuluar një skemë mashtrimi me TVSH, ku 3 subjekte kanë shitur një sasi të konsiderueshme produktesh në një vlerë totale prej 225 mln lekë të reja duke iu shmangur detyrimeve tatimore. Kjo skemë i ka kushtuar buxhetit të shtetit 53 mln lekë të reja dëm. Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për shtetasin me iniciale S. M., i cili ishte në krye të skemës së mashtrimit, ndërsa detyrim paraqitjeje është vendosur për tre tregtarët, Z. R., E. S dhe P. K. Skema e mashtrimit është zbuluar pas një hetimi disa mujor, ku u zbulua se 3 subjekte tregtare u krijuan për të kryer importet në favor të tregtarëve të ndryshëm, që këta të fundit ta marrin produktin pa faturë. Mahmutaj kishte përdorur emrat e këtyre 3 tregtarëve për të regjistruar subjektet dhe çdo veprim e ka kryer në emër të tyre. Këto shoqëri, sipas Prokurorisë, kanë funksionuar si ‘nipte shëtitës’ dhe tregtarë që fshiheshin pas këtij aktiviteti kanë përfituar të ardhura duke mos deklaruar xhiron reale, shmangur detyrimet tatimore dhe duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 53.000.000 lekësh të reja. “Nga analizimi i provave të grumbulluara, rezulton se 3 subjekte tregtare u krijuan për të kryer importet në favor të tregtarëve të ndryshëm, që këta të fundit ta marrin produktin pa faturë. Këto shoqëri objekt hetimi, kanë funksionuar si ‘nipte shëtitës’ dhe personat (tregtarë) që fshihen pas këtij aktiviteti përfitojnë të ardhura duke mos deklaruar xhiron reale, shmangur detyrimet tatimore dhe duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 53.000.000 lekësh. Burimet bëjnë me dije se nga hetimet, rezultoi se këto subjekte kanë kryer importe të mallrave të ndryshme, të cilat janë përdorur për rishitje nga subjekti kundrejt pagesës (ose pa dijeninë e tyre). Shtetasi S. M., ka përdorur të dhënat e tre shtetasve Z. R., E. S dhe P. K., me të cilat ka regjistruar këto subjekte dhe ka kryer çdo veprim në emër të tyre”, njofton Prokuroria e Tiranës. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale ‘Krijimi i skemës së mashtrimit në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar’, ‘Fshehje të ardhurash’ dhe ‘Moskallëzim të krimit’. Dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë persona, subjekte të tjera, studio kontabiliteti, si dhe funksionarë të administratës shtetërore, për të cilët vazhdojnë hetimet dhe veprimet procedurale për të dokumentuar të gjithë veprimtarinë kriminale.

Prodhimi i dokumenteve false për kalimin në Angli

Nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës ka goditur ditën e djeshme një bazë ku në të cilën prodhoheshin dokumente të falsifikuara me qëllim kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të paligjshme. Burime bëjnë me dije se në prangat e policisë ka rënë punonjësi i IT në gjykatën e Korçës me iniciale Zh. L,. Sipas prokurorisë tekniku me aftësi të mira kompjuterike kishte hapur subjektin e tij kancelarik ku dyshohet se shërbente si bazë për përgatitje të dokumenteve false me qëllim jo vetëm kalimin individual në vendet e BE-së por me qëllim kryesor kalimin drejt Anglisë të lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të kundërligjshme. Pas vëzhgimeve, përgjimeve si dhe blerjeve të simuluara, u zbulua mekanizmi ku prodhoheshin dokumente të një cilësie të lartë që kishin gjithë kodet e sigurisë dhe që mund të kalonin çdo kontroll policor. Në përfundim të veprimeve hetimore rezultoi se punonjësi i gjykatës së Korçës, Zh. L., ishte njëri nga hallkat e këtij rrjeti që shërbejnë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve por jo vetëm dhe në kalimin e personave nëpërmjet rrugëve të tjera siç është ajo e transportit me kamion. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin rrjeti ndihmonte kundrejt pagesës persona të caktuar për kalim të paligjshëm të kufirit nëpërmjet falsifikimit të kartave të identitetit të shteteve Europiane dhe kryesisht karta identiteti italiane.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related