Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar operacionin e SPAK, ku u lëshuan 50 urdhër arreste, mes tyre edhe ish zyrtarë policie. Meta tha se “Metamorfoza” është një tablo e qartë e përfshirjes së Rilindjes në veprimtari kriminale. Sipas tij, faktet e bëra publike sot janë ditur që para një viti, ndërsa thekson se duhej të ishte vepruar më parë. “Metamorfoza është një tablo e qartë e përfshirjes së Rilindjes në veprimtari kriminale. Faktet që janë bërë publike sot janë ditur edhe para një vit. Është një operacion i karakterit propagandistik, përderisa edhe rezultatet e ndalimit të protagonistëve kryesore janë zero. Është gjithçka që kryhet nën diktaktin e Ramës. Duhet të ishte vepruar me kohë, me efikasitet, duhet të ishte vepruar para zgjedhjeve të 14 majit, por aty grupe duheshin atyre për të grabitur bashkinë e Shkodrës dhe shumë bashki të tjera dhe më pas për të prodhuar statistika. Ato dosje janë vënë në depoziton nga partnerët ndërkombëtarë”, nënvizoi ndër të tjera Meta dje në një konferencë për mediat.
Goditja e 7 grupeve kriminale nga SPAK, Meta: ‘Koka’ e krimit është Rama
Data
