Tronditëse/ Gjyqtarja qëllohet me armë zjarri brenda gjykatës nga ish-bashkëshorti

Data

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në Stamboll, ku një gjyqtare u qëllua me armë zjarri brenda ambienteve të gjykatës nga ish-bashkëshorti i saj. Autori, i cili rezulton të jetë prokuror publik, u ndalua në momentin kur tentoi të qëllonte për herë të dytë.

Sipas mediave turke, ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në Gjykatën e Apelit në anën aziatike të qytetit. Gjyqtarja Aslı Kahraman u plagos rëndë pasi u godit në zonën e ijës nga ish-bashkëshorti i saj, Muhammet Çağatay Kılıçaslan.

Menjëherë pas sulmit, ajo mori ndihmën e parë në vendngjarje dhe u transportua me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Autori u arrestua dhe pritet të dalë para gjykatës.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, pasi sulmi ndodhi brenda një institucioni që simbolizon sigurinë dhe drejtësinë. Sipas të dhënave të organizatave për të drejtat e grave, dhuna ndaj grave në Turqi mbetet një problem serioz, me qindra viktima çdo vit, shumë prej tyre nga partnerë ose ish-partnerë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related