Aksident i rëndë në Vlorë/ Makina humb kontrollin nga shpejtësia dhe përfundon në trotuar

Data

Një aksident rrugor është shënuar pasditen e sotme në zonën e Ujit të Ftohtë, përgjatë shëtitores së Lungomares në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet që lëvizte me shpejtësi të lartë ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar, duke shkaktuar panik tek kalimtarët.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related