Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar me një njoftim të rëndësishëm për shtetasit shqiptarë që jetojnë ose ndodhen aktualisht në Iran, duke i këshilluar të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të situatës së rënduar të sigurisë në vend.
Apeli vjen pas protestave të dhunshme antiqeveritare që kanë përfshirë Iranin ditët e fundit dhe që, sipas raporteve ndërkombëtare, kanë shkaktuar dhjetëra viktima dhe mijëra arrestime. Ministria u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të shmangin zonat e rrezikshme dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike shqiptare në rajon.
Në njoftim thuhet se për çdo emergjencë, informacion apo ndihmë konsullore, qytetarët shqiptarë mund të kontaktojnë në këto përfaqësi diplomatike:
- Ambasada Shqiptare në Katar
Email: [email protected]
Tel: +974 77180778 - Ambasada Shqiptare në Kuvajt
Email: [email protected]
Tel: +965 94048219 - Ambasada Shqiptare në Arabinë Saudite
Email: [email protected]
Tel: +966 501422449 - Ambasada Shqiptare në Emiratet e Bashkuara Arabe
Email: [email protected]
Tel: +971 50 980 7881 - Ambasada Shqiptare në Turqi
Email: [email protected]
Sipas organizatës për të drejtat e njeriut HRANA, me seli në SHBA, gjatë 15 ditëve të fundit në Iran janë vrarë të paktën 420 protestues, mes tyre edhe tetë fëmijë, ndërsa rreth 10 mijë persona janë arrestuar. Megjithatë, theksohet se shifrat mund të jenë më të larta për shkak të ndërprerjes së internetit dhe komunikimeve telefonike nga autoritetet iraniane.
Ministria e Jashtme vijon të monitorojë nga afër situatën dhe u bën thirrje shqiptarëve në Iran të ndjekin me kujdes udhëzimet e sigurisë dhe të raportojnë çdo problematikë pranë përfaqësive diplomatike.
