Durrës / Të braktisur dhe pa ushqim prej 3 ditësh, Ministria e Shëndetësisë: 3 fëmijët dhe nëna e tyre ndodhen në spital

Data

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes ka reaguar zyrtarisht lidhur me rastin e rëndë të tre fëmijëve të mitur të gjetur të braktisur në një apartament në Durrës.

Sipas njoftimit, tre fëmijët, së bashku me nënën e tyre, janë transportuar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku po qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve. Autoritetet bëjnë me dije se fëmijëve u është siguruar menjëherë ushqim, veshmbathje dhe ndihma e nevojshme mjekësore.

Ministria sqaron se pas sinjalizimit nga mediat gjatë ditës së sotme, Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka marrë deklaratat përkatëse nga nëna, fëmijët dhe gjyshja e tyre, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Pak minuta më parë, tre fëmijët kanë mbërritur në Spitalin Rajonal Durrës, ku po qëndrojnë nën kujdesin e mjekëve, të shoqëruar edhe nga nëna, ndërkohë që iu është siguruar ushqim dhe veshmbathja e nevojshme”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Në vijim pritet të mblidhet Grupi Teknik Ndërsektorial, i cili do të vendosë mbi masat e mëtejshme për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve, si dhe për hapat institucionalë që do të ndërmerren për këtë rast.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related