Horror në Durrës/ Tre fëmijë të mitur gjenden të braktisur prej ditësh, shoqërohen drejt spitalit

Data

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Plazhit në Durrës, ku tre fëmijë të mitur janë gjetur të braktisur prej disa ditësh në banesën e tyre. Rasti u zbulua nga banorët e pallatit, të alarmuar nga të qarat e vazhdueshme të fëmijëve.

Sipas dëshmive, fëmijët ishin lënë pa përkujdesje nga nëna e tyre, e divorcuar, dhe jetonin në kushte tepër të vështira. Banorët tregojnë se për disa ditë ata kishin qëndruar pa ushqim dhe në të ftohtë, të mbuluar vetëm me batanije, ndërsa apartamenti ishte në gjendje të rënduar dhe i rrëmujshëm.

Situata u bë edhe më dramatike për shkak të përmbytjeve të ditëve të fundit, pasi pallati ku banonin fëmijët kishte mbetur i rrethuar nga uji, duke izoluar banorët për disa ditë. Pasi hynë në apartament, fqinjët u përballën me pamje tronditëse dhe njoftuan menjëherë policinë.

Shërbimet e Policisë së Durrësit ndërhynë duke shoqëruar tre fëmijët në ambientet e spitalit për ekzaminime mjekësore, ku u konstatua se kishin probleme shëndetësore dhe kishin nevojë për kujdes të menjëhershëm.

Rasti po ndiqet edhe nga organizata jofitimprurëse, ndërsa nëna e fëmijëve është shoqëruar në polici për të dhënë shpjegime lidhur me braktisjen e tyre. Autoritetet po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së të miturve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related